Më 28.01.2014 Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka miratuar Udhëzimin Administrativ Nr. 06/2014, i cili në nenin 3 paragrafi 1.13 përcakton se “Ndalohet… veshja e uniformes fetare”.

Ndonëse kjo dispozitë nuk i referohet një komuniteti të caktuar fetar në Republikën e Kosovës, praktika ka dëshmuar se kjo dispozitë është përdorur vetëm për të përjashtuar nga procesi mësimor vajzat muslimane që kanë vendosur mbulesën e kokës.

Duke marrë parasysh se neni 55 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës parasheh se “të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me këtë Kushtetutë, mund të kufizohen vetëm me ligj”, konsiderojmë se përpos kësaj dispozite kushtetuese, po shkelet edhe neni 47 i Kushtetutës i cili garanton të drejtën për shkollim dhe obligon shtetin që të sigurojë qasje të barabartë në arsim. Po ashtu, përmes këtij akti nënligjor, po shkelet neni 38 i Kushtetutës i cili garanton lirinë e besimit, ndërgjegjes dhe fesë.

Kufizimi i lirive dhe të drejtave themelore përmes një akti nënligjor ka pamundësuar qasjen e barabartë në arsim për vajzat e komunitetit musliman. Si e tillë, kjo dispozitë është e paligjshme dhe në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi, është obligim ligjor i Ministres së Arsimit që ta largojë këtë dispozitë pakushtetuese nga rendi juridik. Ekspertët juridikë të angazhuar nga Qeveria e Kosovës për të analizuar ligjshmërinë e kësaj dispozitë, kanë ardhur në përfundim që jo vetëm neni 3 paragrafi 1.13, por tërë udhëzimi administrativ është nxjerrë pa bazë ligjore.

Duke u bazuar në këtë gjendje faktike dhe juridike, më 01.08.2022 është dorëzuar formalisht kërkesa në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, përmes të cilës është kërkuar anulimi i nenit 3 paragrafi 1.13 të Udhëzimit Administrativ nr. 06/2014. Për të mbështetur këtë kërkesë, e cila është promovuar përmes kampanjës në rrjetet sociale #ndryshojeni_ua_për_shaminë, kemi hapur këtë peticion online ku kërkojmë mbështetjen tuaj.


VËREJTJE: Çdo e dhënë do të filtrohet para se të dërgohet tek organet kompetente.

Peticioni do të dërgohet tek organet kompetente

Peticioni ka mbaruar, faleminderit të gjithë juve që e nënshkruat.

20,152 NËNSHKRIME

Emri dhe mbiemri

Nënshkruar

  • Selvie Dërguti Zeqiri

    3 muaj më parë

  • Adil Islamaj

    3 muaj më parë

  • Mario Beqiri

    3 muaj më parë

  • Blendina Aliu

    3 muaj më parë

  • Altina Veliu

    3 muaj më parë

Shpërndaje peticionin